“A e dinin policët e tu kur dhunuan 15 vjeçarin se ishte nga familje me problem?”- Aktori Gentian Zenelaj i kthehet Ardi Veliut - Gazeta Express
string(123) "a-e-dinin-policet-e-tu-kur-dhunuan-15-vjecarin-se-ishte-nga-familje-me-problem-aktori-gentian-zenelaj-i-kthehet-ardi-veliut"

Gazeta Express

30/05/2020 12:16

“A e dinin policët e tu kur dhunuan 15 vjeçarin se ishte nga familje me problem?”- Aktori Gentian Zenelaj i kthehet Ardi Veliut

Gazeta Express

30/05/2020 12:16

Aktori i njohur i humorit ka reaguar ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut pas publikimit të videos së nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga uniformat blu duke mbajtur armë gjatë xhirimeve të një fimi.

Aktori iu drejtuar Veliut duke e pyetur nëse policët e dinin që djali vinte nga një “familje problematike” përpara se ta dhunon, duke theksuar se fëmijët nuk gjykohen nga gabimet e prindërve.

Lexo Edhe:

Ai u shpreh se nuk jemi në vitet e komunizmit ku një njeri gjykohet në bazë të biografisë.

Gentian Zenelaj tha se drejtori i policisë duhet të kërkonte ndjesë publike duke shtuar se nuk është turp të kërkosh falje.

Postimi i plotë:

Ardi Veliu a e dinin policët e tu që ishte fëmije nga nje familje me probleme me ligjin kur e dhunuan 15 vjeçarin??? Ardi Veliu..nuk gjykohen fëmijët per gabimet e prinderve …Ardi, djalin nuk e dhunoi nje polic….ishin disa policë… Ardi nuk je ne vitin 1945 ku nxjerr foto dhe video ku mamaja e djalit na paska një Dajo me Ballin.. do kisha krijuar respekt per ju..nese thjesht do kerkonit ndjese publike …vetem kaq.

Te kerkonit ndjese publike per ate dhune te cilen per fatin e keq e pa edhe djali im qe ka pak a shume ate moshe ….i cili e ka bere edhe ai në ato dite të “luftës” madheshtore ndonje xhiro me biciklete rreth pallatit ..mbase edhe duke e shkelur nje 15 minutesh orarin e karantines qe vendosi Xhandarmëria .Do kerkoje edhe te profili im per ndonje video qe ta postoje nese do i ndodhte kjo djalit tim??? Po te profili i ndonje mesuesi filloreje ..apo nje punetori te thjeshte ku do e gjenit videon?? Te mjaftonte nje ndjese publike Ardi..vetem kaq ..nuk eshte turp te kerkosh ndjese.