Besnik Tahiri flet në Frontal se a duhet të tërheqin qytetarët 30% nga Trusti - Gazeta Express
string(51) "a-duhet-te-terhiqet-30-e-trustit-flet-besnik-tahiri"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2022 18:12

Besnik Tahiri flet në Frontal se a duhet të tërheqin qytetarët 30% nga Trusti

Lajme

Gazeta Express

30/03/2022 18:12

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë në emisionin “Frontal” në T7, se qytetarët kanë të drejtë që të tërheqin mjetet e tyre që i kanë të mbledhura në Trust, shkruan Gazeta Express.

Ai deklaroi se këto mjete duhet të tërhiqen në një përqindje të caktuar.

Lexo Edhe:

“E vlerësojmë që është e drejtë e qytetarëve përvetësimi i këtyre mjeteve në përqindje të caktuar në mënyrë që të lehtësohet jeta”, tha ai.

Më tutje, deputeti i AAK-së kritikoi qeverinë se nuk ka kreativitet për të bërë zgjidhje për qytetarët.

“Munden me e rrit përqindjen në 0.5% për ata që për shembull e kanë moshën 40 vjeçare. Ose 1%. Pra nuk janë kreativ. Kjo qeveri nuk është kreative dhe praktike. Është qeveri e fjalëve të mira por kur vjen puna me bë një veprim konkret nuk e bëjnë”, ka thënë më tutje ai. /Express/

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.