A duhet të mbahet maska në veturë me njerëz të afërt? Shpjegon ministri Zemaj - Gazeta Express
string(76) "a-duhet-te-mbahet-maska-ne-veture-me-njerez-te-afert-shpjegon-ministri-zemaj"

A duhet të mbahet maska në veturë me njerëz të afërt? Shpjegon ministri Zemaj

Gazeta Express

26/09/2020 15:35

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për lehtësimin e masave në Kosovë, derisa ka përsëritur se bartja e maskës është obligative.

Zemaj ka përsëritur se qytetarët e Kosovës janë të obliguar të bartin maskën edhe në veturë, në momentin kur shoqërohen nga një person e më shumë, pa marrë parasysh se a janë ta familjarë të tyre apo jo.

Lexo Edhe:

“Obligimi ynë është të sigurojmë çdo individ që është në rrezik për t’u infektuar. Transporti është transport. Nëse je vetëm në veturë nuk ke nevojë ta bartësh maskën. Çdo person i dytë pavarësisht kush është me ju, duhet ta keni maskën”, u shpreh ai.

Në të kundërtën ai ka thënë se dënimet do të zbatohen për të gjithë.

Ndryshe Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka lehtësuar masat duke zgjatur orarin e sektorit të gastronomisë dhe duke hequr kufizimin e lëvizjes.