A duhej të kishte vazhduar edhe Liga e Parë e Kosovës? – Flasin ekspertët - Gazeta Express
string(70) "a-duhej-te-kishte-vazhduar-edhe-liga-e-pare-e-kosoves-flasin-ekspertet"

A duhej të kishte vazhduar edhe Liga e Parë e Kosovës? – Flasin ekspertët

Gazeta Express

29/05/2020 20:40

Trajneri Bylbyl Sokoli dhe gazetari Driton Latifi besojnë se edhe gara në Ligën e Parë do të duhej të ishte lejuar të vazhdonte deri në fund të këtij sezoni, shkaku i konkurrencës për promovim në Ipko Superligën e Kosovës.

Shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, të gjitha garat e futbollit në Kosovë u ndërprenë në mars, pa qenë e sigurt se kur do të mundë të rinisej sezoni aktual sërish, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë i lejoi klubet elitare në Kosovë t’i rinisin stërvitjet para rreth dy javëve, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Kupa e Kosovës do të rinisë më 2 qershor, ndërsa Ipko Superliga më 7 qershor.

Ndërkohë, vendimi për garat e niveleve më të ulëta në Kosovë kishte ardhur më vonë dhe, kur erdhi, ngjalli reagime nga disa klube që mbeten të pakënaqura. Federata vendosi që të gjitha garat e niveleve më të ulëta të anulohen për këtë sezon – vendim ky me të cilin s’pajtohet as Sokoli.

“Kategoria e Dytë, përkatësisht Liga e Parë, mendoj qëështë dashur të vazhdojë gjithashtu, si Superliga, pasi që e kemi një garë shumë interesant dhe shumë të rëndësishme, veçanërisht tani që ndryshon sistemi i garave në Superligë”, ka thënë Sokoli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Megjithatë Federata ka vendosur kështu, i ka pasur për bazë të gjithë faktorët të cilët janë prezentë për zhvillimin e kësaj gare dhe e ka ndërprerë”.

Edhe Driton Latifi u shpreh se do të kishte qenë më mirë të ishte vazhduar gara, përkundër që e theksoi që Superliga sjell më shumë përfitime dhe për këtë arsye është vendosur të vazhdojë ajo.

“Sigurisht se në çdo nivel do të duhej të kishte pasur vazhdim të garave. Për skuadrat e Ligës së Parë ka qenë vërtetë dëshpëruese, për ato që kanë qenë në garë për t’u kyçur në Superligë. Kjo ka qenë dëshpëruese sepse ka pasur investim dhe angazhim për një vit”, ka thënë Latifi.

“Ndoshta Federata zgjodhi të vazhdojë Superliga pasi qëështë më atraktive, sjell më shumë profesionalizëm, por e kemi edhe aspektin komercial dhe pjesëmarrjen në garat evropiane”. /Gazeta Express/