A do t'u lejohet hyrja kosovarëve në shtetet e BE-së nga 1 tetori? - Gazeta Express
string(63) "a-do-tu-lejohet-hyrja-kosovareve-ne-shtetet-e-bese-nga-1-tetori"

A do t’u lejohet hyrja kosovarëve në shtetet e BE-së nga 1 tetori?

Gazeta Express

30/09/2020 11:46

Në një takim që po mbahet aktualisht në Bruksel do të vendoset nëse qytetarët nga Kosova do të lejohen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian nga 1 tetori.

Në këtë takim po diskutohet për rishikimin e listës së vendeve të treta që lejohen të kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së bazuar në situatën epidemiologjike, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi Kosova kohëve të fundit ka pësuar rënie të ndjeshme të numrit të rasteve të reja dhe viktimave, vendi ynë aktualisht ka përmbushur parakushtet për të qenë në hartën e gjelbër.

Por, ekziston një problem që Kosova dhe shtetet përreth të mbeten ende në hartën e kuqe të shteteve të ndaluara për kalim në shtetet e BE-së. Kjo pasi që vendimi përfundimtar i Bashkimit Evropian mund të ndikohet më shumë nga situata në shumicën e vendeve të BE-së, ku ka shpërthim të rasteve me COVID-19 dhe kur shumë shtete janë duke konsideruar mbylljen e kufijve pas rritjes së shifrave. /Express/