A do të startojë Ronaldo kundër Brentfort? Përgjigjet Ten Hag - Gazeta Express
string(60) "a-do-te-startoje-ronaldo-kunder-brentfort-pergjigjet-ten-hag"

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 19:59

A do të startojë Ronaldo kundër Brentfort? Përgjigjet Ten Hag

Futboll

Gazeta Express

12/08/2022 19:59

Superylli portugez ishte zëvendësues në ndeshjen e parë të Djajve të kuq, të cilët humbën kundër Brightonit

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk ka dashur të përgjigjet në atë nëse do të startojë apo jo Cristiano Ronaldo në ndeshjen e dytë të Premier Ligës që United e zhvillon si mysafirë i Brentfordit të shtunën. Superylli portugez hyri si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes së Djajve të kuq kundër Brightonit, të cilën ata e humbën me rezultat 2-1.

Lexo Edhe:

37 vjeçari është në garë për të qenë në formacion kundër “Bletëve”, pasi që Ten Hag do ta zhvillojë ndeshjen e tij të parë si mysafirë në ligën elitare angleze, por ai ende nuk ka vendosur për formacionin që do të dal në fushë.

Derisa Ten Hag nuk ka treguar se a do të startojë portugezi kundër Brentford, ai ka theksuar së lojtari është stërvitur mirë në fushë gjatë kësaj jave.

“Kështu, ai (Ronaldo) ka pasur një javë të mirë me stërvitje. Mendoj se ai luajti më shumë së gjysmë ore, ai ka pasur dy gjysme ndeshje deri me tani kështu që për formacion startues do të shohim nesër. Është vendim i imi që do ta ruaj”, tha ai.

A do të qëndrojë Cristiano Ronaldo në United?

Goal kishte konfirmuar në fillim të korrikut me burime të saj së Ronaldo e kishte informuar bordin mbi dëshirën e tij që të largohet nga klubi për të luajtur me një klub që garon në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat si; Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë lidhur me një kalim të tij gjatë tërë kësaj kohe, por e ardhmja e tij vazhdon të jetë në ajër.

United dhe Ten Hag publikisht kanë insistuar së Ronaldo nuk është në shitje, por spekulimet për një largim të tij të mundshëm vazhdojnë. /GazetaExpress/