A do të shkojë PS në një tryezë dialogu të Presidentit Meta? Taulant Balla jep sinjale negative


Gazeta Express
26 Prill 2019 10:26

Ditën e djeshme pas një takimi me ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca, kryetarët e partive të vogla aleatë të opozitës dhe Lulzim Bashës deklaruan se do të kërkojnë ndërhyrjen e Presidentit Meta për inicimin e një tryeze dialogu maxhorancë- opozitë.

Por duket se propozimi i aleatëve të Bashës nuk është në axhendën e Partisë Socialiste.

Të paktën kështu të lë të kuptosh deklarimi i numrit dy të PS-së Taulant Balla, i cili në një deklaratë këtë të premte pas takimit me deputetë gjermanë, u shpreh se selia rozë është e hapur për dialog, por që nuk prek Kushtetutën e vendit. I pyetur direkt në lidhje me një tryezë dialogu, Balla iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen.

Balla: Ne kemi zhvilluar para dy ditësh kryesinë dhe diskutohet me përgjegjësi për situatën politike. Unë dua të them shumë qartë, zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. S’mund t;i hiqet e drejta shqiptarëve të zgjedhin. Ajo që duhet të kuptojmë është që askush smund të vendosë kushte mbi Kushtetutën. Ajo që kemi thënë është dialog por që nuk shkel Kushtetutën. Ne jemi të hapur për dialog por kjo duhet të garantojë se nuk shkelet Kushtetuta

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart