A do të provojë Kurti të rrijë në detyrë duke mos ia dërguar emrin e mandatarit Presidentit? - Gazeta Express
string(91) "a-do-te-provoje-kurti-te-rrije-ne-detyre-duke-mos-ia-derguar-emrin-e-mandatarit-presidentit"

A do të provojë Kurti të rrijë në detyrë duke mos ia dërguar emrin e mandatarit Presidentit?

Gazeta Express

02/04/2020 17:31

Kushtetuta nuk parasheh ndonjë afat kohor që ka kreu i Qeverisë në detyrë, e shefi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për t’iu përgjigjur kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për propozimin e mandatarit të ri. Në Kushtetutë saktësohet se vetëm pas propozimit të emrit, partisë që ka dalë e para nga zgjedhjet i mbesin dy javë kohë që të votohet në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

Pas votimit në Kuvend të Kosovës për mocionin për rrëzimin e Qeverisë në krye me Albin Kurtin, i pari i shtetit Hashim Thaçi thirri në takime të ndara të gjithë liderët e subjekteve politike në vend, për t’u konsultuar lidhur me hapat që do të ndërmerren.

Lexo Edhe:

Dy opsione, çuarja e vendit në zgjedhje, apo krijimi i qeverisë së re ishin skenarët që shefi i shtetit u prezantoi partive politike.

Megjithatë, me këtë të parën u pajtuan vetëm në Lëvizjen Vetëvendosje, parti e dalë e para nga zgjedhjet e gjashtë tetorit. Të gjitha subjektet tjera thanë se janë për krijimin e një qeverie të re.

Vetëm një orë pasi që kreu takimet që pati me të gjithë liderët, presidenti i vendit, Hashim Thaçi vendosi për të mos e çuar vendin në zgjedhje të reja, duke i kërkuar Kurtit që të bëjë propozimin e emrit për mandatar të ri.

Ani pse Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka kundërshtuar një skenar të tillë, Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh ndonjë afat të caktuar kohor prej kur Kurti duhet t’ia dërgoj emrin e ri për kryeministër Thacit.

Kjo nga njohësit e Kushtetutës po shihet si një vakum që mund të sjellë probleme për vendin.

Mazllum Baraliu ka thënë për Gazetën Express se tashmë propozimi i emrit varet nga gatishmëria që ka partia e parë e dalë nga zgjedhjet.

“Nuk ka afat kohor është vakum kushtetues janë probleme seriozë në komunikim, varet tash nga disponimi, gatishmëria se arsyeshmëria natyrisht të gjitha këto kategori sa do të jenë të pranishme në komunikimin mes dy institucioneve”, thotë ai

Ai sqaron se tashmë presidenti e ka bërë vetëm ofertën për partinë e parë, derisa shton se vetëm pasi që Vetëvendosje të bën propozimin, fillon afati 15 ditorë për në kuvend të Kosovës. Deri atëherë sipas Baraliut, Kosova mbete me qeveri në detyrë.

“Tash është ofertë dhe me këtë ofertë pasi ta pranon atëherë fillon afati 15 ditorë, është vakum kushtetues i cili do t’i ngatërroje punët nëse nuk ka vullnet të mirë që të zgjidhet si të zgjidhet.

E vetmja gjë që mund te ndodhë është që duhet një afat i arsyeshëm mirëpo nëse kemi të bëjmë me gara të paparë mes subjekteve atëherë mund të përdoret ky vakum, edhe pse nuk do të duhej të ndodhte, do të mbesim në një status kohë mbetet qeveria në detyrë por nuk mund të shkohet më tutje”, ka shtuar ai.

Afate kohore për propozimin e emrit për mandatar nuk parasheh as neni 95 i Kushtetutës së Kosovës, në të cilën është thirrur presidenca sot në letrën dërguar Vetëvendosjes.

Në nenin 95-së, Zgjedhja e Qeverisë, shkruhet se presidenti i Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

Emërimi bëhet pas propozimit që bën partia e parë e dalë nga zgjedhjet, derisa, atëherë, kandidati për kryeministër ka kohë jo më shumë se 15 ditë pas emërimit që të paraqet përbërjen e qeverisë së re para Kuvendit.

Edhe pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar kjo periudhë për të cilën nuk ka afat kushtetues ishte përdorur nga Vetëvendosje.

Pas votimit në Qeveri të Kosovës së Glauk Konjufcës kryeparlamentar dhe betimit të deputetëve, Thaçi e kishte nisur me 27 dhjetor letrën e parë drejtuar Kurtit duke i kërkuar emrin për mandatarin. Mirëpo, Kurti nuk e kishte bërë një gjë të tillë, duke deklaruar se fillimisht do të dakordohet për koalicion me LDK’në.

Pas një sërë letrash dërguar nga presidenti, ai i kishte dhënë edhe një afat 48 orësh Kurtit, derisa kishte kërkuar nga i njëjti që ta njoftonte nëse nuk kishte emër për të propozuar.

Ekspertët e Kushtetutës patën deklaruar edhe atëherë se presidenti i Kosovës nuk ka autorizim për të përcaktuar afate për emërimin e mandatarit.

Albin Kurti madje kishte shkuar në një takim me Thaçin pa pasur emrin për mandatar të propozuar. Propozimi i emrit të Kurtit në LVV’ja kishte ndodhur me 20 janar të këtij viti, pra 25 ditë më vonë.

Qeveria pastaj ishte votuar me 3 shkurt, në ditën e fundit të afatit që e përcakton Kushtetuta./GazetaExpress/