A do të ndryshohet orari i kufizimit të lëvizjes për kosovarët - Gazeta Express
string(62) "a-do-te-ndryshohet-orari-i-kufizimit-te-levizjes-per-kosovaret"

A do të ndryshohet orari i kufizimit të lëvizjes për kosovarët

Gazeta Express

21/09/2020 14:36

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është takuar sot me drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët është diskutuar për mundësinë e lehtësimit të masave kundër virusit Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kërkesa e gastronomëve ishte që të lejohej shërbimi brenda dhe të hiqet kufizimi i orarit që është në fuqi aktualisht.

Lexo Edhe:

Krasniqi theksoi se nesër do të mbahet mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen.

“Gastronomet edhe një herë kërkuan që të lejohet shërbimi brenda, duke u respektuar masat në lokale dhe të hiqet kufizimi i orarit që aktualisht është në fuqi. Si ministër ofrova përkrahjen time të plotë për këtë sektor, shumë të goditur për shkak të pandemisë dhe i njoftova se nesër do të jetë mbledhja e komitetit ndërministror kur do të shqyrtohen masat anti-Covid të cilat priten të lehtësohen”, ka shkruar Krasniqi.

Kam pritur edhe sot në takim drejtuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës me të cilët kemi diskutuar për problemet e…

Publiée par Vesel Krasniqi sur Lundi 21 septembre 2020