A do të mund një “kapelë” ultrazëri të ngadalësojë sëmundjen e Alzheimerit?


Gazeta Express
7 Qershor 2019 11:26

David Shorr, baba i tre fëmijëve i cili u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit në moshën 56- vjeçare, është duke marrë pjesë në disa eksperimente që janë duke u bërë nga shkencëtarë me qëllim të zvogëlimit të simptomave të kësaj sëmundje, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

David Shorr, njëri nga dhjetë pacientët pjesëmarrës është duke aplikuar një ultrazë në formë të kapelës, të krijuar nga Universiteti i Ohios.

Kjo pajisje funksionon në atë mënyrë që valët e ultrazërit përdoren për të hapur barrierat e qarkullimit të gjakut nëpër tru, duke targetuar një regjion të caktuar të trurit në të cilët prodhohen disa lloje të rrezikshme të proteinave. Shkencëtarët shpresojnë që pasi t’i hapin këto barriera , sistemi imun i trupit mund të sulmojë dhe të pastrojë trurin nga këto proteina të rrezikshme.

Përafërsisht 5.7 milion amerikanë të gjitha moshave jetojnë me këtë sëmundje. Sipas Qendrës për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve numri i këtyre personave në vitet e ardhshme do të rritet në 14 milion.

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje progresive, e cila shkatërron memorien, aftësitë e të menduarit dhe aftësinë e performimit të veprimeve. Fatkeqësisht për këtë lloj sëmundje ende nuk ka një kurë.

Shkencëtarët shpresojnë që hapi i ardhshëm do të jetë mundësia e dhënies direkte të terapisë në tru. Nëse ky eksperiment kryhet me sukses atëherë do të arrihet që, më në fund të gjendet një kurë dhe trajtim i efektshëm për sëmundjen e Alzheimerit. /Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart