A do të mbahet takimi i Uashingtonit? Hoti tregon për pritjet e tij - Gazeta Express
string(66) "a-do-te-mbahet-takimi-i-uashingtonit-hoti-tregon-per-pritjet-e-tij"

A do të mbahet takimi i Uashingtonit? Hoti tregon për pritjet e tij

Gazeta Express

10/07/2020 21:32

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe mund të zhvillohet brenda javësh në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Hotit ishte i natyrshëm anulimi i takimit të 27 qershorit në Uashington për shkak të publikimit të propozim-aktakuzës që është ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Lexo Edhe:

“Ka pasur mendime të ndryshme, besoj se ka qenë e kuptueshme që pas asaj që ndodhi që ishte e papritur, ne ishim rrugës për atje, ka qenë e natyrshme që të mos ndodh ai takim”, tha Hoti në Rubikon të Klan Kosovës.

Theksoi se ishte pala kosovare që kërkoi shtyrje të takimit.

“Kemi pasur konsultime intensive me Grenell, ata kishin gatishmërinë që takimi të mbahet, por ne kemi kërkuar që të shtyhet takimi për një datë tjetër dhe tani po presim që Grenell të caktojë një datë ku do të takohemi të dy palët”.

Por Hoti beson se një takim i ardhshëm mund të caktohet shpejt.

“besoj brenda javësh, por tash kjo nuk varet vetëm nga ne”, tha Hoti.