A do të largohet Ronaldo nga Juventusi? Përgjigjet drejtori sportiv i “Bianconeri”


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 13:01

Drejtuesit e klubit italian konfirmojnë se portugezi ka objektiva të mëdhenj me “Bianconeri”

Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Juventusi në një të ardhme të afërt, shkruan Gazeta Express.

Për këtë ka siguruar drejtori sportiv i klubit italian, Fabio Paratici.

Sipas këtij të fundit, ylli portugez është i fokusuar totalisht tek “Bianconeri”, me të cilët synon të fitojë trofe.

“Ai është mjaft i fokusuar në objektivat aktualë. Unë nuk ju besoj spekulimeve se ai mund të largohet në fund të sezonit apo më vonë”, deklaroi Paratici.

Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.

Së fundmi, ai e arriti kuotën e 700 golave në karrierë, duke u futur në mesin e legjendave të futbollit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart