A do të jetë Arya ajo që do ta vrasë Mbretin e Natës?


Gazeta Express
16 Prill 2019 0:47

Sezoni i tetë dhe i fundit i serialit Game of Thrones, tashmë ka ardhur, dhe fansat tashmë kanë filluar të spekulojnë mbi mundësitë se si do të përfundojë.

Pas dy viteve pritjeje, miliona fansa mbrëmë kanë pasur rastin ta shohin episodin e parë të Game of Thrones.

Episodi i parë tashmë është mbushur plotë me ri-bashkime të personazheve, dhe të gjithë këta u takuan në kështjellën veriore, Winterfell.

Por tani që të gjithë janë në Winterfell, pritet që ata të përballen me White Walkers (Armatën e të vdekurve).

Night King, që ka pas vetes ushtrinë e të vdekurve , është drejtuar drejtë kështjellës veriore të Westerosit, ku edhe pritet që të zhvillohet beteja më e madhe në historinë e serialit.

Dhe gjatë episodit të parë që u publikua mbrëmë, fansat kanë spekuluar se thika e vogël, që Arya ia kërkoi Gendryt, që ta bëj me xham dragoi, do të përdoret për ta vrarë Night Kingun. Dihet se xhami i dragoit, zjarri dhe hekuri valerian janë të vetmet materiale që i vrasin të vdekurit.

Ende nuk dihet se çka do të ndodhë, por është paralajmëruar se episodi që do ta shfaqë betejën e Winterfellit, do të jetë episodi i tretë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart