A do të hiqet testi PCR? Zemaj sot takohet me zv.ministrin maqedonas - Gazeta Express
string(65) "a-do-te-hiqet-testi-pcr-zemaj-sot-takohet-me-zv-ministrin-maqedon"

Gazeta Express

29/09/2020 11:48

A do të hiqet testi PCR? Zemaj sot takohet me zv.ministrin maqedonas

Gazeta Express

29/09/2020 11:48

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, pret sot në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, Ilir Hasani.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se temat që do të diskutohen janë në interes të dy vendeve, madje do të bisedohet edhe për heqjen e testeve PCR mes dy vendeve.

Lexo Edhe:

“Temat do të jenë interes i dy vendeve, do të diskutohet për testet dhe situatën epidemiologjike”, tha ky burim.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me zëvendësministrin e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, Ilir Hasanin, por ai ende nuk e ka konfirmuar takimin. /Express/