A do të fillojnë reshjet këtë javë? Ky është moti deri në fund të muajit - Gazeta Express
string(71) "a-do-te-fillojne-reshjet-kete-jave-ky-eshte-moti-deri-ne-fund-te-muajit"

Gazeta Express

26/01/2020 19:58

A do të fillojnë reshjet këtë javë? Ky është moti deri në fund të muajit

Gazeta Express

26/01/2020 19:58

Në javën e fundit të janarit pritet të ketë mot të ndryshueshëm.

Sipas Prishtina Weather, kohëpaskohe pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në viset malore do të ketë edhe borë. Temperaturat do të jenë mbi vlerën mesatare.

Lexo Edhe:

Ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme:

26.01.2020 – Gjatë javës së fundit të muajit janar mbi rajonin tonë pritet të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me vransira e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Reshje bore parashihen në vise malore, mirëpo ditën e mërkurë një depërtim i një fronti të ftohtë, mund të sjellë mundësi për reshje bore apo reshje të përziera edhe në vise kodrinoro-malore.

Në aspektin termik, temperaturat mbeten pak të larta mbi vlera mesatare, edhepse kohëpaskohe do të ketë depërtime të masave të ftohta ajrore gjatë ditës së hënë, dhe nga dita e mërkurë.

Moti i ndryshueshëm gjatë kësaj jave do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat e cilësisë së ajrit ditën e mërkurë do të zbresin edhe në vlera të mira dhe mesatare.

27.01 – Në mëngjes kryesisht vranët me reshje lokale shiu. Në vise të ulëta mundësi për mjegullinë. Ditën kryesisht me vranësira, aty-këtu reshje të dobëta shiu.

28.01 – Në mëngjes më ftohtë, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën butë, me erë, vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

29.01 – Mot i ndryshueshëm. Në mëngjes vranët dhe shi. Ditën vranësira dhe intervale me diell, mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten reshje të përziera shiu dhe bore.

30.01-31.01 – Ditën e enjte kryesisht me diell, në mëngjes ngrica. Të premten në mëngjes ftohtë. Ditën vranësira të ndryshueshme, më butë, me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri +3C, e nga dita e enjte do të zbresin edhe në vlera negative, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 7C deri në 10C.

Do të fryjë erë e ndryshueshme e lehtë dhe mesatare 1-6m/s, e ditën e martë dhe mërkurë mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.