A do të falet namazi i xhumasë në fshatrat ku u përhap koronavirusi në Vushtrri? - Gazeta Express
string(79) "a-do-te-falet-namazi-i-xhumase-ne-fshatrat-ku-u-perhap-koronavirusi-ne-vushtrri"

A do të falet namazi i xhumasë në fshatrat ku u përhap koronavirusi në Vushtrri?

Gazeta Express

04/06/2020 13:15

Pas konfirmimit të 14 rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri, kjo komunë ka vendosur që në fshatrat ku ka raste me COVID-19 të mos hapen shkollat për klasën e 9-të, por të vazhdojë mësimi online.

Po ashtu bashkë me Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri është vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër.

Lexo Edhe:

Tahiri për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se xhamitë në Vushtrri nuk do të mbyllen, por vetëm në fshtatrat ku është përhapur infeksioni.

Gjithashtu, Tahiri tha se nesër, namazi i Xhumasë në këto fshatra do të falet në ambientet e hapura pranë xhamive.

“Nesër namazi i Xhumasë në këto fshatra do të falet në ambient të hapur pranë xhamive”, tha Tahiri për Gazetën Sinjali.

Kjo komunë ka 72 raste aktive me koronavirus.

Vushtrria tani si duket do të jetë vatër e re e përhapjes së infeksionit, pasi ka disa ditë që në këtë komunë ka rritje të numri të rasteve të reja.