A do të bëjë më përforcime këtë verë Reali? Përgjigjet Florentino Perez - Gazeta Express
string(70) "a-do-te-beje-me-perforcime-kete-vere-reali-pergjigjet-florentino-perez"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 9:42

A do të bëjë më përforcime këtë verë Reali? Përgjigjet Florentino Perez

Futboll

Gazeta Express

11/08/2022 9:42

Real Madridi u tregua prapë i suksesshëm mbrëmë duke e fituar trofeun e radhës, atë të Superkupës së Evropës.

“Los Blancos” e mundën Eintracht Frankfurtin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Helsinki, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Madrilenët nuk ishin dhe aq aktivë këtë verë me transfere, ndërsa presidenti Florentino Perez konfirmon se këtë muaj kampionët e Spanjës dhe të Evropës nuk do të bëjnë më përforcime.

“Me skuadrën që e kemi, ne nuk mendojmë të bëjmë më përforcime për ekipin e Real Madridit këtë verë”, deklaroi Perez pas triumfit të mbrëmshëm.

Gjatë kësaj vere, Reali i transferoi Antonio Rudigerin dhe Aurelien Tchouamenin. /Gazeta Express/