A do të bëhet Haradinaj prapë kryeministër? "Këtu jam", thotë ai - Gazeta Express
string(61) "a-do-te-behet-haradinaj-prape-kryeminister-ketu-jam-thote-aix"

Gazeta Express

13/12/2019 21:54

A do të bëhet Haradinaj prapë kryeministër? “Këtu jam”, thotë ai

Gazeta Express

13/12/2019 21:54

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësisë që ai të bëhet përsëri shef i ekzekutivit të vendit.

Gjatë një interviste në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin T7, Haradinaj e ka lënë të hapur mundësinë që të bëhet për kryeministër për herë të tretë.

Lexo Edhe:

“Nuk e përjashtoj mundësinë”, është shprehur Haradinaj, teksa ka shtuar: “Nuk e di a do të vijë hera e tretë. Këtu jam”.

“Edhe këtë herë kur u bëra kryetar qeverie, nuk e pata me çdo kusht”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit, pasi u ftua që të merret në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë.

Dorëheqja e tij e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, i cili pritet të bëhet shef i ri i ekzekutivit të vendit. /Express/