A do ta shpërndajë parlamentin Presidenti? Flet këshilltari juridik i Ilir Metës


Gazeta Express
14 Qershor 2019 18:38

Këshilltari ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj i ftuar në News 24, u shpreh në lidhje me mundësinë që Presidenti të shpërndajë parlamentin se nuk është një moment që po vlerësohet aktualisht dhe se po merret një informacion zyrtar për numrin e deputetëve që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe si janë të shpërndarë në zonat zgjedhore.

Sa i takon kërkesës së Presidentit ndaj KQZ-së, Dervishaj e cilësoi të zakonshme, duke shtuar se Presidenti e kryen një veprimtari të tillë me të gjitha institucionet publike.

“Askush nuk duhet të çuditet për këtë. Është një veprimtari që presidenti kryen me të gjitha institucionet publike. E ka kërkuar jo vetëm përkundrejt KQZ. E bën sepse është garant i Kushtetutës dhe është ai që vlerëson nëse mekanizmat e Kushtetutës funksionojnë. Në shumë rast institucionet nuk janë përgjigjur në kohë, shpresojmë mos të jetë ky rasti.
Presidenti i Republikës ka filluar një proces dialogu me të gjitha forcat politike lidhur me datën e re të zgjedhjeve dhe krizën që po kalon vendi institucionale dhe kushtetuese. Sot jemi në një fazë dialogu dhe duhet t’i përgjigjemi frymës së saj. Kushtetuta ka të përcaktuara qartë rastet dhe kompetencat e Presidentit. Nuk është një moment që po vlerësohet aktualisht. Po merret një informacion zyrtar se sa deputetë ka Kuvendi i Shqipërisë dhe si janë të shpërndarë në zonat zgjedhore. Aktualisht nuk është një moment që kjo të diskutohet”, deklaroi Dervishaj.

Te fundit


Kthehu lart