“A do ketë ndonjë pajtim me Unikkatil”? Ja si u përgjigj Noizy - Gazeta Express
string(59) "a-do-kete-ndonje-pajtim-me-unikkatil-ja-si-u-pergjigj-noizy"

Rozë

Gazeta Express

08/08/2022 10:47

“A do ketë ndonjë pajtim me Unikkatil”? Ja si u përgjigj Noizy

Rozë

Gazeta Express

08/08/2022 10:47

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “1 kafe me Labin” ku ka folur për jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Një pyetje iu drejtua atij lidhur me reperin kosovar, Viktor Paloka i cili njihet me nofkën “UnikKatil”, pyetja ishte: “Je pajtu me Stresin, a do ketë ndonjë pajtim me Unikkatilin”?

Lexo Edhe:

“Unë realisht nuk kam pasur asnjë lloj problemi. Njerëzit që e kanë nxit këtë kanë qenë fansa por as ai nuk ka problem me mua e as unë me atë. Nuk kemi pas asnjë lloj problemi, me sa di unë. Zero”, tha Noizy.

Më herët, Noizy dha një intervistë për “Pushime On Top”.

Ai tha ndër të tjera se nuk ka ndërmend që ta lë muzikën tani.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, ka thënë më herët reperi.

Më tej, Noizy tregoi nëse vajza e tij do jetë në koncert.

“Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time”,ka thënë reperi.

Jo vetëm kaq, por ai foli edhe për artistë të ndryshëm, ku u ndal edhe te Elvana Gjata.

Ai tha se ka menduar që të bëjë një bashkëpunim me Elvana Gjatën.