Vazhdon gjendja e rëndë në ShBA, rreth 1,300 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë - Gazeta Express
string(76) "vazhdon-gjendja-e-rende-ne-shba-rreth-1300-te-vdekur-nga-covid-19-per-24-ore"

Vazhdon gjendja e rëndë në ShBA, rreth 1,300 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

Gazeta Express

23/05/2020 10:27

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë shënuar 24,104 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,299 viktima të reja, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë shifër janë përfshirë rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë, territoret e tjera të Shteteve të Bashkuara si dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shteti i Nju Jorkut është më i prekuri nga virusi i ri me së paku 358 mijë të infektuar dhe mbi 28,800 të vdekur. Pas tij vijnë Neë Jersey, Illinois dhe Massachusetts.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara ndodhen bindshëm në vendin e parë në botë, si për numrin e të infektuarve me Covid-19, ashtu edhe për shifrën e të vdekurve nga kjo sëmundje.