Shkëlzen Gashi nuk e tërheq deklaratën, por jep shpjegime - Gazeta Express
string(22) "shkelzengashi111111111"

Shkëlzen Gashi nuk e tërheq deklaratën, por jep shpjegime

Gazeta Express

24/04/2020 22:55

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit – Shkëlzen Gashi, ka reaguar ndaj linçimeve që iu bënë këtij të fundit, pasi në emisionin Frontal të T7 akuzoi Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, se ka kryer krime lufte.

Gashi nuk e tërhoqi deklaratën e tij por dha shpjegime duke thënë se  “Unë nuk ka thënë që UCK’ja ka kryer krime, por individë të UCK’së (keqpërdorues të uniformës së UCK’së”, ka shkruar Gashi.

Lexo Edhe:

Tutje, Gashi thotë se lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi mbrohet atëherë kur pastrohet nga krimet e individëve.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Gashit:

“Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Ëatch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë.
Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën.
E vërteta për intervistën dhe intervistat e mia është e tëra. Ju lus mos u shërbeni me copëza të prera qëllimkëqija, shihini në tërësi ato. Po ashtu, ju mirëpres me komente, kritika, sugjerime, rekomandime pasi ta keni parë në tërësi intervistën që po e bashkëlidhi në koment.
Për fund, ju lus, ta shpërndani këtë!”, shkruan Gashi.

Ndaj deklaratës së Gashit kanë reaguar edhe garda e vjetër e VV’së si Hysen Durmishi, Mimoza Shala, Enver Haliti e të tjerë.

Të gjithë këta kërkuan shkarkimin e Gashit për shkak të deklaratave të tij.

Përvec këtyre, ka reaguar edhe kryetari i OVL UCK’së, Hysni Gucati, duke thënë se Gashi po e bën avokatin e Serbisë.

Gjithashtu, edhe Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, reagoi ndaj tij duke e quajtur Gashin “zagar”.