Coutinho i ofrohet Chelseat - Gazeta Express
string(27) "coutinho-i-ofrohet-chelseat"

Gazeta Express

24/03/2020 15:20

Coutinho i ofrohet Chelseat

Gazeta Express

24/03/2020 15:20

Barcelona ia ka ofruar klubit anglez mesfushorin ofanziv brazilian, i cili aktualisht është i huazuar në Bayern Munich

Barcelona ia ka ofruar Chelseat mundësinë që ta transferojë Philippe Coutinhon gjatë verës që vjen.

Për këtë është i bindur mediumi britanik “The Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.

E ardhmja e yllit brazilian është e paqartë pasi Bayern Munichu nuk duket të jetë i interesuar për ta blerë kartonin e tij.

Prandaj, pasi t’i përfundojë huazimi njëvjeçar në “Allianz Arena”, Coutinho pritet të rikthehet përkohësisht në “Camp Nou”.

Më pas, ai do të transferohet në një klub tjetër.

Nuk përjashtohet mundësia që përfaqësuesi brazilian të rikthehet në Premierligë, por jo në Liverpool.

Atë e pëlqejnë Arsenali, Tottenhami dhe Manchester Unitedi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement