2 lëkundje të lehta tërmeti janë ndierë mëngjesin e sotëm në vendin tonë.
I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.
Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar panik tek banorët e as dëme materiale.
Që pas tërmetit tragjik 6.4 ballë ku humbën jetën 51 persona, lëkundjet nuk kanë pasur të ndalur.
Ndërkohë pak pas mesnate edhe në Greqi është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës rihter.
Epiqendra ka qenë në zonën detare 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos.