Prokuroria jep detaje për vrasjen e rëndë në Mitrovicë: Viktima dhe i plagosuri vëllezër, dorasi është arrestuar - Gazeta Express
string(110) "prokuroria-jep-detaje-per-vrasjen-e-rende-ne-mitrovice-viktima-dhe-i-plagosuri-vellezer-dorasi-eshte-arrestuar"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 9:19

Prokuroria jep detaje për vrasjen e rëndë në Mitrovicë: Viktima dhe i plagosuri vëllezër, dorasi është arrestuar

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 9:19

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.

Sipas njoftimit thuhet se lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement