Cancelo dëshiron të qëndrojë te Barcelona edhe dy vjet, por jo falas - Gazeta Express
string(67) "cancelo-deshiron-te-qendroje-te-barcelona-edhe-dy-vjet-por-jo-falas"

Futboll

Gazeta Express

27/05/2026 10:02

Cancelo dëshiron të qëndrojë te Barcelona edhe dy vjet, por jo falas

Futboll

Gazeta Express

27/05/2026 10:02

E ardhmja e João Cancelos vazhdon të jetë një temë e nxehtë në ambientin e Barcelonës.

Mbrojtësi portugez dëshiron ta vazhdojë aventurën e tij me klubin katalanas edhe për të paktën dy sezone të tjera, por situata ekonomike dhe marrëveshja me klubin e tij aktual mbeten pengesat kryesore.

Sipas raportimeve nga Spanja, Cancelo është i lumtur te Barcelona dhe e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është të qëndrojë në “Camp Nou”, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe trajneri Hansi Flick e vlerëson shumë eksperiencën dhe fleksibilitetin e tij në repartin defanziv.

Megjithatë, problemi kryesor lidhet me Al-Hilal, klub që e zotëron kartonin e lojtarit dhe që nuk dëshiron ta lërë të largohet pa përfitime financiare.

Sipas mediave iberike, klubi saudit i kërkon rreth 15 milionë euro për transferimin përfundimtar të portugezit, ndërsa Barcelona e synon një marrëveshje me kosto minimale ose si lojtar i lirë.

Cancelo, i cili u rikthye te Barcelona në formë huazimi në janar, nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e tij me klubin katalanas dhe dëshirën për ta vazhduar aty karrierën. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement