Një rast i vjedhjes është raportuar para dy ditësh në fshatin Arllat të Drenasit, ku një person i panjohur dyshohet se ka vjedhur mbi 4 mijë euro para të gatshme nga një kamion i parkuar.
Sipas informacionit, personi i dyshuar, i cili në pamjet e kamerave shihet me kapelë në kokë, ka hyrë në kamion dhe ka marrë një shumë të konsiderueshme parash që ndodheshin në një çantë e më pas me një veturë gjyrë e bardhe shihet teksa ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të Pejës.
Shoferi i kamionit, shtetas i huaj, ka treguar se ishte ndalur për të pirë kafe në Arllat gjatë kalimit transit nëpër Kosovë. Vetëm pasi ishte kthyer te kamioni, rrugës për Shqipëri, ai kishte vërejtur se paratë mungonin.
Rasti është denoncuar menjëherë në Polici, ndërsa hetuesit kanë siguruar pamjet e kamerave të sigurisë nga lokacioni ku ka ndodhur vjedhja. Pamjet tashmë i posedon edhe pronari i kamionit, i cili i ka dërguar ato në IndeksOnline dhe ka rrëfyer të gjithë ngjarjen.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...