“Kam parë shumë helm”, Antonio Conte konfirmon largimin nga Napoli - Gazeta Express
string(63) "kam-pare-shume-helm-antonio-conte-konfirmon-largimin-nga-napoli"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 22:40

“Kam parë shumë helm”, Antonio Conte konfirmon largimin nga Napoli

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 22:40

Antonio Conte ka konfirmuar zyrtarisht largimin e tij nga Napoli, duke i dhënë fund një periudhe intensive dyvjeçare në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Pas fitores 1-0 ndaj Udineses në javën e fundit të Serie A, Conte foli hapur për arsyet që e shtynë të largohej, duke përmendur mungesën e unitetit dhe atmosferën toksike rreth klubit.

Ai deklaroi: “Te Napoli dështova në një gjë: nuk arrita të krijoj kompaktësi. Dhe kur nuk e arrin këtë, bëhet e vështirë të luftosh me ekipet e tjera. Kam parë shumë helm dhe ata që e përhapin janë njerëz të dështuar. Napoli nuk ka nevojë për njerëz që kërkojnë vëmendje apo ‘like’, por për njerëz seriozë që duan ekipin”.

Conte shtoi se e kuptoi që nuk do të arrinte kurrë ta bashkonte ambientin dhe për këtë arsye vendosi të largohej.

Pavarësisht suksesit të madh me fitimin e Scudettos në sezonin 2024/25, trajneri italian pranoi se vendimi ishte marrë që një muaj më parë.

“Pas ndeshjes me Bolognan ndjeva situata që nuk më pëlqyen. Unë kurrë nuk kam bërë sezone anonime dhe nuk do ta bëj kurrë. Disa afrime nuk u përshtatën me grupin e vjetër dhe u krijuan dinamika shumë të vështira”, shtoi ai.

Conte zbuloi gjithashtu se kishte telefonuar presidentin e klubit një muaj më parë për ta paralajmëruar.

“I thashë presidentit: ‘Për shkak të miqësisë që kemi, ndjej se rrugëtimi im këtu po shkon drejt fundit’. Vendimi ishte i imi”.

Largimi i tij ka ndezur menjëherë spekulime për stolin e kombëtares së Italisë, por Conte mohoi se ka marrëveshje me federatën italiane.

Ai madje përmendi Pep Guardiolan si emrin ideal për “Azzurrët”, pas largimit të tij nga Manchester City.

“Nuk ka asgjë mes meje dhe Federatës italiane deri tani. Nëse do të sugjeroja një emër, do të thosha Pep Guardiola. Por a kanë fondet për ta bërë këtë? Është shumë herët për ta thënë”, u shpreh ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement