Álvaro Arbeloa i ka dhënë lamtumirën Kylian Mbappés dhe skuadrës së Real Madridit pas largimit nga posti i trajnerit.
Ish-mbrojtësi i “Los Blancos” u largua pas fitores 4-2 ndaj Athletic Club në ndeshjen e fundit të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe gjashtëmujore në stolin e “Bernabéut”.
Mbappé ishte një nga të parët që reagoi pas lajmit të largimit të Arbeloas, duke i uruar sukses në të ardhmen.
Francezi, i cili pati një sezon të vështirë në Madrid, tregoi respekt të madh për trajnerin e tij.
Arbeloa u prek nga mesazhi i kampionit të botës dhe iu përgjigj në rrjetet sociale:
“Faleminderit shumë, Kylian Mbappé. Gjithmonë do të krenohem që kam trajnuar një futbollist kaq të jashtëzakonshëm me talent të pakrahasueshëm. Kohët e vështira nuk zgjasin përgjithmonë, por njerëzit e fortë po”, tha ai.
Edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm të Real Madridit reaguan për largimin e tij.
Antonio Rüdiger e falënderoi për mbështetjen, ndërsa Arbeloa iu përgjigj duke e quajtur “luftëtari im”.
Jude Bellingham shkroi shkurt “Faleminderit, mister”, por mori një përgjigje shumë emocionale nga trajneri spanjoll.
“Një lider i lindur. Një profesionist i jashtëzakonshëm. Një futbollist i klasit botëror. Dhe një njeri i mrekullueshëm.”
Në të njëjtën kohë, Vinícius Júnior falënderoi Arbeloan për besimin dhe mbështetjen gjatë kohës që ishte trajner.
Përgjigjja e Arbeloas për brazilianin ishte po aq emocionale:
“Për përkushtimin tënd, përpjekjen, talentin dhe guximin. Mos ndrysho kurrë. Ka qenë krenari të jem trajneri yt.”
Ndeshja ndaj Athletic Club ishte gjithashtu lamtumira e fundit për legjendat e klubit David Alaba dhe Dani Carvajal, të cilët morën ovacione të mëdha nga tifozët në “Bernabéu”./GazetaExpress/