Sulmi rus në Kiev, reagon delegacioni i BE në Tiranë: E dënojmë me forcën më të madhe! U vu në rrezik jeta e ambasadorit shqiptar - Gazeta Express
string(126) "sulmi-rus-ne-kiev-reagon-delegacioni-i-be-ne-tirane-e-denojme-me-forcen-me-te-madhe-u-vu-ne-rrezik-jeta-e-ambasadorit-shqiptar"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 21:56

Sulmi rus në Kiev, reagon delegacioni i BE në Tiranë: E dënojmë me forcën më të madhe! U vu në rrezik jeta e ambasadorit shqiptar

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 21:56

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas sulmit rus me dronë dhe raketa mbrëmjen e djeshme në Kiev, ku u godit edhe rezidenca ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo.

BE në Tiranë dënon sulmin me “forcën më të madhe”, duke e cilësuar si një sulm të papërgjegjshëm. BE kujton edhe një herë brutalitetin rus në një luftë të paprovokuar dhe pajustifikuar. /Panorama

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:

Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement