Skuadra e Llapit, e drejtuar nga Tahir Batatina ka marrë një fitore të madhe në shtëpinë e saj.
Në “Zahir Pajaziti”, Llapi fitoi 3-1 ndaj Malishevës, me të gjithë golat e shënuar në pjesën e parë.
Mirëpo, edhe pse fitoi, Llapi mbetet ende në pozitën e barazhit, me një xhiro nga fundi i Superligës së Kosovës.
Në fakt, Malisheva shënoi e para, me anë të Arlind Veliut në minutën e 20-të.
Pas nëntë minutash, Arianit Hasani shënoi për 1-1.
Arbnor Ramadani e vuri skuadrën e tij në epërsi, me golin e tij nga penalltia në minutën e 35-të.
Arbnor Aliu shënoi për 3-1 në minutën e 41-të të ndeshjes, për tri pikët e arta të Llapit.
Llapi tashmë ka 46 pikë, në vendin e tetë, atë të barazhit./GazetaExpress/