Gjilani ka arritur një fitore të madhe, e cila e mbanë larg pozitës së barazhit, me një xhiro nga fundi i Superligës.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri fitoi 2-0 ndaj kampiones së saposhpallur të Kosovës, Dritës, e cila është edhe rivali lokal i Gjilanit.
Blerind Morina shënoi për 1-0 në minutën e tretë të ndeshjes.
Pjesa e parë përfundoi me këto shifra, derisa “Skifterat” shënuan për 2-0 në minutën e 63-të.
Me këto tri pikë të arta, Gjilani tashmë ka 48 pikë në vendin e gjashtë, dy më shumë se pozita e barazhit, që mbahet nga Llapi.
Ndërkohë, Drita ka 66 pikë pas 35 ndeshjeve të zhvilluara./GazetaExpress/