Liverpool kërkon Champions, Brentford Europën - Gazeta Express
string(44) "liverpool-kerkon-champions-brentford-europen"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 15:53

Liverpool kërkon Champions, Brentford Europën

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 15:53

Liverpool pret Brentfordin në “Anfield” në ndeshjen e fundit të sezonit, në një sfidë me rëndësi për të dyja skuadrat. Vendasit kërkojnë të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndërsa Brentford mbetet në garë për një vend në kompeticionet evropiane.

Për tifozët e Liverpoolit, kjo do të jetë edhe një mbrëmje lamtumire për dy figura të rëndësishme të klubit, Mohamed Salah dhe Andy Robertson, të cilët pritet të zhvillojnë paraqitjen e tyre të fundit me fanellën e “Reds”.

Skuadra e Arne Slot duhet të shmangë humbjen për të garantuar kualifikimin në Champions League, pas një sezoni zhgënjyes si kampione në fuqi. Liverpool ka pësuar 20 humbje në të gjitha garat këtë edicion, vetëm hera e pestë në histori që klubi arrin një shifër të tillë në një sezon.

Megjithatë, “Reds” kanë një bilanc të fortë në javën e fundit të Premier League, pasi nuk kanë humbur në dhjetë vitet e fundit në ndeshjen mbyllëse të kampionatit. Po ashtu, Liverpool mbetet i pamposhtur në 18 rastet e fundit kur e ka mbyllur sezonin në “Anfield”.

Brentford vjen në këtë takim me shpresa për kualifikim evropian, por forma e fundit nuk është bindëse. “Bletët” kanë fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në kampionat dhe kanë pesë ndeshje radhazi pa fitore në transfertë.

Në përballjen e parë të sezonit, Brentford fitoi 3-2 ndaj Liverpoolit, por nuk ka arritur kurrë të bëjë dy fitore ndaj “Reds” në të njëjtin sezon. Për më tepër, ka humbur gjashtë vizitat e fundit në kampionat ndaj Liverpoolit pa shënuar gol.

Vëmendja kryesore do të jetë te Salah, i cili në ndeshjen e tij të 442-të dhe të fundit për Liverpoolin do të kërkojë ta mbyllë me gol. Egjiptiani ka shënuar shtatë herë në tetë përballje ndaj Brentfordit. Te miqtë, Igor Thiago mbetet rreziku kryesor, pasi ka shënuar edhe në ndeshjen e parë mes dy skuadrave. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Liverpool

Brentford

Ndeshja fillon në ora 17:00 në stadiumin “Anfield” të qytetit të Liverpoolit në Angli

Advertisement
Advertisement
Advertisement