Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’ - Gazeta Express
string(84) "pas-konjufces-edhe-kurti-ben-fushate-me-pseudogazetarin-qe-e-quajti-osmanin-frizerke"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 15:27

Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 15:27

Gjatë një tubimi të mbajtur javën e kaluar në Ferizaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, përdori termin “frizerkë”, duke nxitur reagime të shumta në opinion, pasi u interpretua si aludim ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, militanti i Vetëvendosjes, Valton Hasani, dëgjohej duke thënë: “Tash me të shtatin na i pensionojmë. Me të tetin një lokal e gjejnë diku në qytet, na vyn me çelë një lokal sallon të ondulimit për frizerkat që i pensionojna”.

Pas reagimeve, Konjufca tentoi të sqarojë deklaratën, duke thënë se “një pseudogazetar e ndërpreu dhe përdori termin “frizerkë”.

Por, në krah të tij së fundmi është shfaqur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Gazetari Shkumbin Kajtazi shpërndau një video të “pseudogazetarit” i cili shfaq Kurtin në videon e tij gjatë tubimit në Zvicër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement