Riza Krasniqi e nis ditën me një kafe me Ukë Rugovën: Populli do ta rikonfirmojë se LDK është Harvard-i i politikëbërjes jo vetëm në Kosovë - Gazeta Express
string(138) "riza-krasniqi-e-nis-diten-me-nje-kafe-me-uke-rugoven-populli-do-ta-rikonfirmoje-se-ldk-eshte-harvard-i-i-politikeberjes-jo-vetem-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 15:21

Riza Krasniqi e nis ditën me një kafe me Ukë Rugovën: Populli do ta rikonfirmojë se LDK është Harvard-i i politikëbërjes jo vetëm në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 15:21

Riza Krasniqi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet ka kujtuar Ibrahim Rugoven në 34-vjetorin e zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.

Duke publikuar dy fotografi me Ukë Rugovë, djalin e Ibrahim Rugovës, që është gjithashtu kandidat për deputet, Krasniqi shkroi se për këtë datë të veçantë vendosi që kafenë e mëngjesit ta pinte me të.

Ai shkroi se në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit populli ”do ta rikonfirmojë se LDK vazhdon të jetë Harvard-i i politikëbërjes jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropën Juglindore, si partia e parë demokratike e themeluar në rajon”.

Postimi i Riza Krasniqit në Facebook:

Sot në Kosovë festojmë Ditën e Presidentit, 24 Majin, përvjetorin e 34-të të zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në Kosovë më 24 Maj 1992, në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut të votuar më 7 shtator 1990.

Në ato zgjedhje u zgjodh Kuvendi i parë i Republikës së Kosovës dhe Presidenti ynë historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Prandaj, kafen e parë të mëngjesit sot zgjodha ta pij së bashku me djalin e Presidentit tonë historik, Ukë Ibrahim Rugova, me të cilin garojmë bashkë në zgjedhjet nacionale të 7 qershorit 2026 nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Uka mban numrin 8, ndërsa unë numrin 105 në listën e deputetëve të LDK-së me numrin 113.

Në këto zgjedhje, populli i mrekullueshëm i Republikës sonë do ta rikonfirmojë se LDK vazhdon të jetë Harvard-i i politikëbërjes jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropën Juglindore, si partia e parë demokratike e themeluar në rajon.

Dhurata më e madhe që na ka dhënë Zoti neve si popull është pikërisht Presidenti ynë historik, Dr. Ibrahim Rugova prijësi ynë që na bëri bashkë dhe na udhëhoqi në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova, në këtë përvjetor të 34-të të zgjedhjes së tij si President.

Të gjithë qytetarëve të Republikës sonë: Urime Dita e Presidentit 👏

Bashkë drejt fitores për Kosovën tonë të dashur. 🇽🇰

Advertisement
Advertisement
Advertisement