Blerim Kuçi, kandidat i LDK-së për deputet, ka vizituar banorët e Budakovës dhe të Stravuçinës, me të cilët njofton se diskutuan për shqetësimin “se Kosova po hyn në një paqartësi kushtetuese të rrezikshme”.
Kuçi thekson se “gjashtë muajt e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit po skadojnë, ndërsa Kuvendi është i shpërbërë. Më 4 tetor, Kosova rrezikon të mbetet pa President dhe pa U.D. President”.
“Vakumi institucional është i papranueshëm për një shtet demokratik dhe kërkon reagim të menjëhershëm”, shprehet ai.
Ai konsideton se “nevojitet urgjentisht qartësi kushtetuese, institucione funksionale dhe zgjidhje serioze, para se kriza të kthehet në precedent”.
Tutje Kuçi deklaron se “si deputet do të angazhohem që kjo çështje, të trajtohet me prioritet, me ekspertizë dhe përgjegjësi të plotë shtetërore, deri në mbylljen e plotë të boshllëqeve ligjore”.
Postimi i plotë: