“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore - Gazeta Express
string(79) "mbeturinat-com-platforma-e-re-e-prishtines-per-largimin-e-mbeturinave-vellimore"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 13:20

“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 13:20

Komuna e Prishtinës ka prezantuar platformën digjitale “mbeturinat.com”, e cila do të shërbejë për adresimin dhe menaxhimin e kërkesave të qytetarëve për largimin e mbeturinave vëllimore në kryeqytet.

Platforma u prezantua nga drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, i cili tha se kjo paraqet një zgjidhje konkrete për një nga problemet më të mëdha në Prishtinë.

Retkoceri bëri të ditur se pas një aksioni 48-orësh , është arritur të pastrohen rreth 90 për qind e lokacioneve urbane nga mbeturinat vëllimore rreth kontejnerëve.

“Nga tani, qytetarët e Prishtinës mund të kërkojnë largimin e mbeturinave vëllimore nga shtëpitë e tyre përmes platformës digjitale mbeturinat.com”, u shpreh Retkoceri.

Sipas tij, pas zyrtarizimit të koalicionit për bashkëqeverisje në Komunën e Prishtinës dhe marrjes së mandatit si drejtor i Shërbimeve Publike, janë ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave vëllimore.

Ai prezantoi edhe mënyrën e funksionimit të platformës, duke shpjeguar se qytetarët duhet të hyjnë në platformën “mbeturinat.com”, të regjistrojnë të dhënat personale, adresën dhe numrin e telefonit, si dhe të ngarkojnë fotografinë e mbeturinave dhe faturës së mbeturinave.

“Mobilie të vjetra, frigorifer i prishur, vijmë i marrim ne”, është slogani i platformës së re.

Sipas tij, pas aplikimit, kërkesa i përcillet operatorit përgjegjës, i cili më pas organizon tërheqjen e mbeturinave direkt nga shtëpitë e qytetarëve.

Retkoceri theksoi se ky shërbim do të jetë falas për qytetarët dhe paraqet investim të drejtpërdrejtë në pastërtinë dhe dinjitetin e qytetit.

Përndryshe, gjoba për ata që hedhin këto mbeturina në vendet publike është 500 euro./KP

Advertisement
Advertisement
Advertisement