Policia godet kontrabandën me kafshë në tri rajone të Kosovës - Gazeta Express
string(61) "policia-godet-kontrabanden-me-kafshe-ne-tri-rajone-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 11:14

Policia godet kontrabandën me kafshë në tri rajone të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

24/05/2026 11:14

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara që lidhen me kontrabandim dhe transport ilegal të kafshëve në rajone të ndryshme të vendit.

Në Livadhin e Golajve në Ponashec, njësiti i Policisë Kufitare ka ndaluar dy shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohet se po kalonin në këmbë pesë viça nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Kafshët janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Bjeshkët e Istogut është ndaluar një person që po transportonte 27 krerë qingja me një furgon, pa poseduar dokumentacionin përkatës. Prokurori është njoftuar për rastin, ndërsa kafshët janë lënë përkohësisht në përkujdesje të të dyshuarit. Furgoni është konfiskuar dhe rasti po hetohet.

Një rast tjetër është raportuar edhe në Kllokot, ku policia ka ndaluar një kamion në rimorkion e të cilit ndodheshin dy kuaj pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement