Guardiola: City nuk mund të më kopjojë - Gazeta Express
string(37) "guardiola-city-nuk-mund-te-me-kopjoje"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 11:39

Guardiola: City nuk mund të më kopjojë

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 11:39

Pep Guardiola i ka dhënë një këshillë të fundit Manchester Cityt, duke paralajmëruar klubin se pasardhësi i tij nuk mund të jetë thjesht një kopje e metodave të tij.

Trajneri katalanas po përgatitet të largohet nga “Etihad” pas ndeshjes së së dielës ndaj Aston Villas, duke mbyllur një dekadë historike në krye të kampionëve anglezë.

Guardiola mori drejtimin e Cityt në vitin 2016 dhe ndryshoi rrjedhën e futbollit anglez. Gjatë qëndrimit të tij, ai fitoi gjashtë tituj të Premier League, tripletën historike dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

Ai gjithashtu udhëhoqi sezonin legjendar të “Centurions” në 2017/18, kur City arriti 100 pikë, 32 fitore dhe 106 gola në kampionat.

Megjithatë, Guardiola ka theksuar se klubi nuk duhet të kërkojë një trajner që thjesht imiton stilin e tij.

“Në këtë punë nuk funksionon modeli ‘kopjo dhe ngjit’. Duhet të jesh unik, natyral dhe vetvetja. Trajneri i ri duhet të jetë vetvetja”, deklaroi Guardiola.

Ish-ndihmësi i tij, Enzo Maresca, përmendet si një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar, por Guardiola nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e drejtuesve.

Pas largimit, katalanasi ka bërë të qartë se nuk ka plane të menjëhershme për t’u rikthyer në futboll. Pavarësisht lidhjeve me poste në nivel kombëtaresh, përfshirë Anglinë, ai thotë se dëshiron vetëm të pushojë dhe të kalojë më shumë kohë me familjen.

“Nuk kam asnjë plan për të ardhmen, përveç pushimit. Dua të rikuperoj kohën që kam humbur me fëmijët e mi dhe të bëj gjëra që nuk kam mundur t’i bëj më parë”, tha ai.

City tani do të nisë një kapitull të ri pa trajnerin që i dha klubit periudhën më të suksesshme në historinë moderne.

“Kam nevojë të pushoj dhe të reflektoj. Më pas do të shohim çfarë do të ndodhë”, shtoi Guardiola. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement