Kane mahnit Bayernin dhe botën e futbollit - Gazeta Express
string(42) "kane-mahnit-bayernin-dhe-boten-e-futbollit"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 8:59

Kane mahnit Bayernin dhe botën e futbollit

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 8:59

Pas paraqitjes spektakolare në finalen e kupës, Harry Kane është mbuluar me lëvdata nga të gjitha anët. Sulmuesi anglez nuk u dallua vetëm për tre golat e shënuar me fanellën e Bayern Munichut, por edhe për përkushtimin dhe ndikimin e tij në lojë.

Në tribunat e tifozëve të Stuttgartit ishte shfaqur një koreografi me mbishkrimin: “Mendoj se po shoh dyfish”, por në fund ata panë Kane të festonte jo dy, por tri herë, teksa Bayern fitoi bindshëm 3-0.

Me këtë “hat-trick”, Kane u bë lojtari i katërt në histori që shënon tre gola në një finale kupe, pas Uwe Seeler, Roland Wohlfarth dhe Robert Lewandowski. Ai e çoi numrin total të golave këtë sezon në 61, duke regjistruar sezonin më të mirë të karrierës së tij.

“Ka qenë një nga netët më të bukura të karrierës sime”, deklaroi Kane pas ndeshjes. Ai pranoi se kishte qenë shumë nervoz para finales, por shtoi se realizimi i tre golave në një finale është një ndjenjë e jashtëzakonshme.

Megjithatë, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, vlerësoi sidomos një moment tjetër: ndërhyrjen me rrëshqitje të Kane pranë flamurit të këndit në minutat e fundit.

“Ajo ndërhyrje tregon karakterin dhe përkushtimin e tij për ekipin. Sigurisht që shënoi tre gola, por loja e tij është e kompletuar”, tha Kompany.

Edhe trajneri i Stuttgartit, Sebastian Hoeneß, mbeti i impresionuar nga puna defensive e anglezit.

“Në minutën e 96-të, kur rezultati ishte 3-0, ai bëri një bllokim vendimtar në zonën e tij. Është futbollist i klasit botëror dhe sot bëri diferencën”, u shpreh Hoeneß.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, theksoi se Kane nuk është vetëm goleador, por edhe lider në fushë. Sipas tij, bavarezët planifikojnë t’ia zgjasin kontratën sulmuesit anglez, e cila aktualisht skadon në vitin 2027.

Ndërkohë, presidenti nderi i klubit, Uli Hoeneß, bëri një deklaratë të fortë duke e quajtur Kane “transferimin më të mirë në historinë e Bayern Munichut”.

Vetë Kane u shpreh i nderuar nga këto fjalë.

“Shumë lojtarë të mëdhenj kanë luajtur për këtë klub. Ndihem krenar që jam pjesë e historisë së Bayernit”, tha ai.

Përveç suksesit me Bayernin, anglezi shihet si një nga kandidatët për “Topin e Artë”, sidomos nëse vazhdon formën e jashtëzakonshme edhe me Anglinë në Kupën e Botës. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement