Irani vendoset në Meksikë për Botëror, vendos FIFA - Gazeta Express
string(49) "irani-vendoset-ne-meksike-per-boteror-vendos-fifa"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 8:42

Irani vendoset në Meksikë për Botëror, vendos FIFA

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 8:42

FIFA i ka miratuar Iranit kërkesën për ta zhvendosur bazën stërvitore për Kupën e Botës 2026 nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë.

Federata iraniane kishte planifikuar që ekipi kombëtar të përgatitej në Tucson, Arizona, por për shkak të tensioneve rajonale dhe shqetësimeve të sigurisë, “Team Melli” do të vendoset në Tijuana, pranë kufirit me SHBA-në.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, tha se vendimi u mor pas bisedimeve me FIFA-n dhe zyrtarët e Kupës së Botës.

“Të gjitha kampet bazë të ekipeve pjesëmarrëse duhet të miratohen nga FIFA. Pas kërkesave tona dhe takimeve me zyrtarët përkatës, u miratua zhvendosja e bazës nga SHBA-ja në Meksikë”, deklaroi Taj.

Sipas federatës, kompleksi i ri në Tijuana i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme, duke përfshirë fusha stërvitore, palestër, restorant privat dhe hapësira të tjera për ekipin.

Zhvendosja shihet edhe si më praktike nga ana logjistike. Irani do t’i luajë dy ndeshjet e para të Grupit G ndaj Zelandës së Re dhe Belgjikës në Inglewood të Kalifornisë, ndërsa më pas do të udhëtojë në Seattle për përballjen me Egjiptin.

Federata iraniane beson se qëndrimi në Meksikë mund të lehtësojë edhe procedurat e udhëtimit dhe vizave për ekipin. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement