Gazetari Valon Syla, ka komentuar vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori.
I ftuar në Pressing në T7, Syla tha se, politika e VV’së është politikë e ‘’tamlit dhe e kifleve’’.
‘’Na e majna në mend politikën e Albin Kurtit edhe VV’së, që është politikë e kungjave, tamlit edhe kifleve. Tash kanë mbet edhe vitrat të cilat na i shohim , të cilat jepen para zgjedhjeve si babadimri për me ia ble votën disave. Nëse Kosova pernime është qaq e varfër edhe qaq e ligë që me shit për 100 euro votën, le ta shesin’’, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.
Reisebüro Prishtina kujdeset që udhëtimi juaj të jetë I lehtë dhe I sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe mijëra klientë...