Hamiti: Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin - Gazeta Express
string(80) "hamiti-kurti-dhe-vv-ja-po-e-bejne-rrush-e-kumbulla-buxhetin-per-pushtet-te-vetin"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:35

Hamiti: Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 12:35

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori të shoqërisë.

Ai ka bërë me dije se Albin Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se pushteti aktual nuk bën buxhet zhvillimi sepse nuk dinë ta zhvillojë Kosovën.

“Po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin. Për pushtet të vetin e bëjnë edhe korrupsionin masiv qeveritar. Mijëra tenderë njëburimorë për këtë hesap i japin. Kurti me VV-në e tij të majtë nuk bëjnë buxhet zhvillimi sepse as dinë as duan ta zhvillojnë Kosovën, siç u pa në këto 5-6 vitet e tyre në pushtet. Kosova e varfër është baza e pushtetit të tyre. I varfërojnë dhe i indoktrinojnë njerëzit për t’i nënshtruar dhe sunduar. Në prag të zgjedhjeve – për ta ruajtur pushtetin e vet – u japin lëmoshë. Kjo është teknologjia e tyre e pushtetit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Qytetarët tanë le t’i marrin paratë që prej buxhetit të shtetit Qeveria e Vetëvendosjes po ua jep me synimin që ta marrë në këmbim votën e tyre. Mirëpo, për mirëqenien e vet afatgjatë, për të mirën e shtetit të vet, qytetarët duhet t’ua refuzojnë votën përbuzësve të Kosovës që e duan pushtetin por jo shtetin. Do t’u kujtohet qytetarëve sigurisht që Vetëvendosja e Kurtit është i vetmi formacion politik shqiptar që nuk e ka festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, ka shkruara ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement