“Për herë të parë në vendin tonë, tri institucionet bazike Kryeministrinë, Presidencën, Kuvendin, i ke pa zot shtëpije me legjitimitet demokratik”, deklaroi Lumir Abdixhiku në emisionin Pressing të televizionit T7.
Ai tha se Kosovës i duhet balancë demokratike e jo të pyetet vetëm një njeri për gjithçka.
“A dojmë të kemi një shtet ku një njeri pyetet për gjithçka dhe të tjerët nënshtrohen apo e dojmë balancën demokratike dhe unë sinqerisht besoj që edhe po të ishte puna tek unë, është më mirë të ketë balance se sa kontroll nga një individ. Për herë të parë në vendin tonë ke ushtrues detyre të Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, tri institucionet bazike i ke pa zot shpije me ligjitimitet demokratik”, tha Abdixhiku.