Tentim vrasje në Istog- Dy persona theren me thikë, njëri në gjendje kritike, flasin nga prokuroria - Gazeta Express
string(96) "tentim-vrasje-ne-istog-dy-persona-theren-me-thike-njeri-ne-gjendje-kritike-flasin-nga-prokuroria"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 17:26

Tentim vrasje në Istog- Dy persona theren me thikë, njëri në gjendje kritike, flasin nga prokuroria

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 17:26

Një rast i rëndë i tentim vrasje njoftohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Istog.

Lidhur me këtë, rastin e për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ky i fundit ka bërë të ditur se bëhet fjalë për therje me thikë, ku një viktimë është në gjendje kritike, ndërsa tjetri ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut jetën.

“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, ka thënë Nikçi për Gazetën Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement