Rehabilitimi i të burgosurve me ideologji radikale, Dibrani takon Këshilltarin e BE-së për Kundërterrorizëm - Gazeta Express
string(106) "rehabilitimi-i-te-burgosurve-me-ideologji-radikale-dibrani-takon-keshilltarin-e-be-se-per-kunderterrorizem"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 13:37

Rehabilitimi i të burgosurve me ideologji radikale, Dibrani takon Këshilltarin e BE-së për Kundërterrorizëm

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 13:37

Rehabilitimi i të burgosurve me ideologji radikale dhe forcimi i mekanizmave për parandalimin e radikalizmit ishin në qendër të takimit ndërmjet drejtuesve të institucioneve korrektuese të Kosovës dhe Këshilltarit Rajonal të Bashkimit Evropian për Kundërterrorizëm, Eddy Greif.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, pritën në takim përfaqësuesin e BE-së, me të cilin diskutuan për programet rehabilituese dhe risocializuese për të burgosurit e dënuar për vepra që ndërlidhen me terrorizmin, si dhe për personat me ideologji radikale brenda sistemit korrektues.

Gjatë takimit u trajtuan edhe çështjet që lidhen me monitorimin dhe trajtimin e personave të kësaj kategorie pas lirimit me kusht, me theks të veçantë në avancimin e instrumenteve për vlerësimin e rrezikut dhe fuqizimin e sigurisë në institucionet korrektuese.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes ndërkombëtare për zhvillimin e programeve profesionale që synojnë rehabilitimin, risocializimin dhe riintegrimin e personave me ideologji radikale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement