E fshehu në këpucë shufrën e arit në vlerë mbi 70 mijë euro, arrestohet shtetasi i Maqedonisë - Gazeta Express
string(92) "e-fshehu-ne-kepuce-shufren-e-arit-ne-vlere-mbi-70-mije-euro-arrestohet-shtetasi-i-maqedonise"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 11:30

E fshehu në këpucë shufrën e arit në vlerë mbi 70 mijë euro, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 11:30

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar një shufër ari me peshë 848 gramë dhe vlerë rreth 4,5 milionë denarë( rreth 73.000 euro), e cila ishte e fshehur në këpucën e një pasagjeri në një autobus në linjën Gostivar–Stamboll.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të detajuar të udhëtarit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ari është gjetur i mbështjellë me letër të bardhë.

“Pllaka e arit është sekuestruar në një aksion të zyrtarëve doganorë gjatë daljes nga vendi. Ngjarja është zbuluar pasi një autobus që qarkullonte në linjën Gostivar–Stamboll është ndalur për kontroll, ku, për shkak të dyshimeve të arsyeshme, është kryer kontroll i detajuar i një pasagjeri, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit, në një nga këpucët e tij është gjetur një shufër ari me peshë 848 gramë, e mbështjellë me letër të bardhë.

 Me qëllim kontrabandimi, i dyshuari e kishte mbajtur pllakën fillimisht në xhaketë, ndërsa menjëherë para kontrollit e kishte fshehur në këpucë. Ndaj tij, nga Sektori për hetime i Drejtorisë së Doganave, është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal. Drejtoria e Doganave vazhdon aktivitetet e saj për parandalimin e tregtisë ilegale dhe kontrabandës së mallrave me vlerë, me qëllim mbrojtjen e tregtisë ligjore dhe interesave ekonomike të shtetit”, thonë nga Dogana, përcjell rtv21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement