Raportohet se Tiktokeri Aleks Visha është arrestuar në Dubai - Gazeta Express
string(60) "raportohet-se-tiktokeri-aleks-visha-eshte-arrestuar-ne-dubai"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 12:05

Raportohet se Tiktokeri Aleks Visha është arrestuar në Dubai

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 12:05

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe TikTokeri Aleks Visha është arrestuar në Dubai, një ngjarje që ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.

Ka qenë vetë Visha ai që ka publikuar pamje nga momenti i ndalimit, duke njoftuar ndjekësit për arrestimin e tij, por pa dhënë detaje konkrete mbi arsyet e ndërhyrjes së autoriteteve.

Sipas asaj që ai shkruan në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, arrestimi ka ndodhur pas një fushate GoFundMe ku pretendohet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për një vajzë që po lufton me leuçeminë.

Në mbishkrimin e videos thuhet: “Pas një GoFoundi ku u mblodhën 450 mijë dollarë, direkt në burg. Pse? Dhe deportim nga Dubai pas një telefonate që thonë se jam kriminel?”

Pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjet, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet në Dubai lidhur me akuzat apo statusin ligjor të Aleks Vishës. Mbetet ende e paqartë nëse arrestimi lidhet drejtpërdrejt me fushatën humanitare apo me çështje të tjera që mund të jenë nën hetim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement