Një person është arrestuar në Malishevë nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:53, në Malishevë. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.