Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok - Gazeta Express
string(60) "policia-sekuestron-arme-dhe-pajisje-ushtarake-ne-zubin-potok"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 8:47

Policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 8:47

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake në fshatin Crepule të Zubin Potokut.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur gjatë kontrollit të një shtëpie të vjetër dhe të pabanuar.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: “Një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar”.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Crepule, Zubin Potok /16.05.2026 – 12:20. Gjatë kontroll të një shtëpie të pa banuar (e vjetër) janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement